
Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur në një konferencë për shtyp ditën e sotme, në lidhje me të ardhmen e klubit.
Numri 1 i klubit zikaltër, mohoi kategorikisht zërat për nxjerrjen në shitje të Interit.
Ai tha se për skuadrën dhe drejtuesit kanë qenë 3 vite të vështira, por shtoi se angazhimi i tyre është afatgjatë.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë periudhë komplekse, por jo dashuria jonë për Interin dhe pasioni ynë. Kanë qenë 3 vite të vështira, por i kemi përballuar bashkë me vendosmëri dhe ambicie, duke fituar tre tituj pas 11 vitesh pritje. E ardhmja e klubit nuk ka qenë kurrë në pikëpyetje dhe vizioni ynë për Interin është i qartë. Angazhimi ynë është afatgjatë, që synon të garantojë një të ardhme që i përshtatet historisë së ngjyrave tona. Është e nevojshme të vazhdojmë në këtë rrugë, të shtyrë nga ambicia sportive, falë pasionit të tifozëve tanë në mbarë botën. Pikërisht për ta klubi po lufton për yllin e dytë, për fitoren në të gjitha fushat e lojës dhe është i përkushtuar në të gjitha tryezat institucionale për të siguruar një projekt rritjeje të qëndrueshme për këtë sektor.
Kam lexuar se e ardhmja e klubit është e pasigurt, por siç kam thënë gjithmonë, angazhimi ynë afatgjatë ka qenë gjithmonë i qartë. Ne kemi treguar se jemi në rrugën e duhur për ta çuar klubin drejt sukseseve të reja. Ne synojmë përmirësime të vazhdueshme brenda dhe jashtë fushës. Për sa kohë që jemi këtu te Interi, do të synojmë gjithmonë të përmirësohemi nga çdo këndvështrim: nga të ardhurat te qarkullimi, nga konkurueshmëria te rezultatet sportive. Stadiumi nuk është i përshtatshëm për pritshmëritë tona dhe tifozët për eksperiencën që meritojnë. Projekti për stadiumin e ri është thelbësor për rritjen dhe punën tonë



