Do të luhet ditën e sotme derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadra që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren.
Ashtu siç ka qenë zakonisht, pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet. Tirana vjen në këtë derbi në formë të shkëlqyer dhe si kryesuese, me entuziazmin që është i madh te tifozët bardheblu.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partizanin, që ende në këtë kampionat nuk e ka shijuar fitoren e parë. Megjithatë në derbi zërohet gjithçka dhe spektakli është i garantuar.
Për sa i përket formacioneve, Shehi ka ende dyshime për titullarët, gjithçka që do të zgjidhet vetëm pak minuta para ndeshjes. Megjithatë formacioni i mundshëm pritet të jetë ky, me Bekajn në portë, Hoxhallari dhe Behiratche në qendër të mbrojtjes, me Tolin nga e djathta dhe Ismajlgeci nga e majta. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Totre, Najdovski dhe Limaj. Në sulm, Xhixha do të ndihmojë dyshen Ngo-Seferi.
Partizani vjen me 6 mungesa në derbi, ku 4 prej lojtarëve kanë qenë titullarë. Në mesfushë, mungojnë Ergys Kaçe dhe Arinaldo Rrapaj, çka detyron trajnerin Daja që të bëjë lëvizje në këtë repart. Daja pritet të zbresë në fushë me 5-3-2, ku në portë do të jetë si gjithmonë Alban Hoxha, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Shehi, Belica dhe Sota në qendër, ndërsa nga krahët, Albion Marku dhe Emiljano Musta. Mala, Rrapaj dhe Marku do të përbëjnë treshen e mesfhusës, ndërsa në sulm pritet dyshja Filipovic-Junior.



