Atletico  peshkon tek Betis

Atletico peshkon tek Betis

Atletico vazhdon në mënyrë të pandalur luftën në drejtim të perfeksionimit të mëtëjshëm .  ‘’ Los Colchoneros ‘’ do ta  startojnë sezonin e ardhshëm me etiketën e kampionit të La Ligas  , fakt që konsiderohet një sinjal për kundërshtaret sidomos  për Real Madridin dhe Barcelonën se nuk do ta kenë të lehtë ta ulin nga froni.

 Një prej pozicioneve që  drejtuesit kryeqytetas mendojnë ta përforcojnë eshte porta  dhe po vëzhgojnë me kujdes   Joel Robles të Real Betisit . 

Transferimi i Rui Silvas në ‘’ Benito Villamarin ‘’ ia ka reduktuar disi shanset për të vijuar si titullar tek ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe Atletico Madridi kërkon të përfitojë dhe ta bëjë pjesë të tijën .  31 vjeçari  mban mbi supe eksperiencën e duhur  për tu vënë nën urdhërat e Diego Simeones  dhe një  element që mendohet se do ti shërbejë është se e njeh shumë mirë La Ligan . 

Nga ana tjetër  numri një i pankinës  së andaluzëve  Manuel Pellegrini e ka deklaruar në disa raste se favoriti për kuadratin e bardhë mbetet Rui Silva i cili do të mbështetet në çdo rast nga veteran Claudio Bravo , duke ia bërë gati të pamundur qëndrimin  Joel Roblesit .

 Ky operacion shikohet si shumë pozitiv nga skuadrat respektive të cilat do të dilnin të fituara në vigjilie të një sezoni që pritet të përcillet me shumë emocione .   Sezonin e  kaluar me  ‘’ Los Beticos ‘’  e mbylli me  22 prezenca  në të cilat pësoi  28 gola dhe e mbajti portën të paprekur në  7 ndeshje .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy