Bastet/ Shyti: Kemi një shtrat komod paligjshmërie, marrja e masave shtrënguese do komplikojë procesin e lincensimit (VIDEO)

Bastet/ Shyti: Kemi një shtrat komod paligjshmërie, marrja e masave shtrënguese do komplikojë procesin e lincensimit (VIDEO)

Qeveria ka nisur një seri nismash për të sistemuar tregun e basteve në vend, duke synuar kalimin e aktiviteteve të paligjshme në një kuadër të rregulluar ligjor.

Në një lidhje Viber me MCN Informacion Artan Shyti ish- zv.ministër i sportit, tha se situata aktuale reflekton “një shtrat komod paligjshmërie”.

“Me bërjen e basteve të ligjshme, rregullohet edhe tregu. Marrja e masave shtrënguese mund ta komplikojë procesin e licensimit, por është një shtysë pozitive që legjitimi i basteve, veçanërisht për sportin, të fillojë sa më shpejt.

Ai shtoi se kriteret e vendosura për licensimin janë të forta dhe mbrojnë lojtarin dhe procesin, por implementimi mund të hasë vështirësi në realitetin aktual.

“Kriteret që janë vënë janë të sakta, mbrojnë goxha lojtarin dhe procesin, por në realitetin ku jemi do jetë pak e vështirë për tu implementuar. Tregu është konsoliduar në të zezë dhe kjo është ajo që shohim dhe dimë.

Sipas tij, çdo lëvizje drejt ligjshmërisë do të mundësojë kontroll më të mirë të aktiviteteve dhe do të krijojë një ambient më transparent për operatorët e interesuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy