Barcelona, mendon për Osimhen

Barcelona, mendon për Osimhen

Duke qenë se Robert Lewandowskit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur tek Barcelona kanë nisur tratativat për të firmosur me një tjetër lojtar. 

Gjetja e zëvëndësuesit ideal është një sfidë më vete por në kohët e fundit drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë shqyrtuar disa emra. 

I fundit është Victor Osimhen, aktualisht pjesë e Galatasaray-t. 

Nigeriani po zhvillon sezonin e dytë me turqit dhe statistikat e arrira kurrsesi nuk mund të anashkalohen. 

19 gola në 28 sfida e shëndërrojnë në një ndër më të rrezikshmit në metrat e fundit, i denjë për të përfaqësuar çdo ekip elite. 

Për më tepër 27 vjeçari shquhet për aspektin fizik, nuhatjen përpara portës dhe fitimin e dueleve me rivalët.

 Hansi Flick vijon i paqartë në lidhje me performancën e Ferran Torres dhe ishi-t të Bayern Munchenit dhe një situatë e tillë është e patolerueshme tek ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm. 

Por Joan Laporta është i ndërgjegjshëm se një lojtar si ishi i Napolit kushton shtrenjtë të cilit do ti duhet të bëjë një sakrificë për ta transferuar gjatë merkatos së verës në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Projekti i kreut të ‘’ Los Cules ‘’ është tejet ambicioz, me kryefjalë dominimin në çdo kompeticion por për arritjen e objektivave duhen me patjetër blerje cilësore në fundin e sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy