Mourinho: I gënjeva lojtarët, u ndjeva si një fëmijë 12-vjeçar

Mourinho: I gënjeva lojtarët, u ndjeva si një fëmijë 12-vjeçar

Ndeshja e djeshme për Jose Mourinho ishte e veçantë, pasi ishte sfida e 1000-të në karrierën e tij si trajner.

Veçantia e ndeshjes ndaj Sassuolos, u pa edhe të goli i fitores i shënuar në frymën e fundit, ku portugezi nuk u përmbajt, duke vrapuar drejt lojtarëve për të festuar.

Pas ndeshjes, Mourinho tha se i kishte gënjyer lojtarët e tij, duke u thënë se kjo ndeshje nuk ishte e rëndësishme për të, por ndërkohë në të vërtetë kishte frikë se mund ta humbiste atë.

Unë i gënjeva të gjithë lojtarët e mi. Prej ditësh i thashë ekipit se kjo është ndeshja ime e 1000-të si trajner dhe nuk ishte e rëndësishme për mua, por në të vërtetë kisha një frikë të madhe se mund ta humbisja atë.

Për fat të mirë ne e fituam atë dhe unë vrapova si një fëmijë i vogël, sepse u ndjeva si një 12-vjeçar dhe jo sikur ishte 58 vjeç”, u shpreh Mourinho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy