Laçi ka zyrtarizuar 3 rinovime në skuadër për sezonin tjetër.
Klubi kurbinas ka njoftuar se Shpëtim Duro do të jetë në drejtimin e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Diçka që dihej kjo, për shkak se Duro mori drejtimin e bardhezinjve vetëm pak javë më parë.
Më herët, Laçi ka njoftuar rinovimin edhe me dy lojtarë për sezonin tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Rudolf Turkaj dhe portieri Mario Dajsinani.



