Starova: Uzuni po shkëlqen, por Reja mendon Manajn titullar

Starova: Uzuni po shkëlqen, por Reja mendon Manajn titullar

Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit,  u shpreh se te Shqipëria do të donte të shikonte në sulm ndaj Hungarisë, Sokol Cikalleshin deh Myrto Uzunin, ndonëse shton se në vend të këtij të fundit, Reja po mendon të aktivizojë Rey Manajn. Më tej në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai tha se në mbrojtje Gjimshiti dhe Kumbulla janë të palëvizshëm, ndërsa po luftohet edhe për vendin tjetër.

“Kosta Grillo, një mik shumë vjeçar dhe shumë i afërt, që na ka lënë të hidhëruar. Ky Covid i mallkuar na ka marrë shumë miq, qoftë me kaq. Kosta vetëm pak ditë para se të infektohej dhe të nisej drejt Turqisë, më tregoi për një aksident që kishte pësuar ai dhe gruaja e tij dhe kjo e fundit ishte në koma.

Vështirësitë te Kombëtarja fillojnë që te porta. Selmani i kaloi dy provat, i ka të gjitha ndeshjet titullar. Berisha dhe Strakosha e kanë aktivizimin thuajse zero. Gafa që Strakosha bëri me Lazion, ndikon shumë të gjendja psikologjike.

Uzuni po kalon një formë shumë të mirë, por duket se Reja po shtyn sërish për të aktivizuar Manajn. Gjimshiti dhe Kumbulla janë të palëvizshëm në mbrojtje dhe do luftohet edhe për vendin tjetër. Unë mendoj se në sulm, duhet Cikalleshi dhe Uzuni.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy