
Mario Mitaj, po bën mirë në Rusi, me skuadrën e Lokomotivës së Moskës. Paraqitjet me Kombëtaren shqiptare dhe ato me skuadrën ruse, bënë që në gjurmët e lojtarit të vihen disa skuadra europiane.
Një nga klubet që kishte interes për ta afruar në janar, ishte edhe Dinamo Zagreb. Këtë e konfirmoi vetë trajneri i kroatëve, i cili zbuloi edhe arsyen përse transferimi nuk u realizua.
Në media dalin gjithmonë emra. Mario Mitaj ishte në listën tonë dhe ne e tentuam transferimin e tij, por nuk u arrit akordi për çështje financiare. Në këto kushte ne vazhduam me alternativën B.
Klubi rus kërkonte 7 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Kombëtares, një shifër që nuk mund të pranohej nga kroatët e Dinamo Zagreb dhe Mitaj mbeti te Lokomotiva e Moskës.
I dalë nga moshat e AEK-ut të Athinës, Mitaj verën e 2022 la skuadrën greke dhe kaloi në Rusi për 3 milionë euro paçka se ishte vetëm 19-vjeç.



