Xhaka dhe Kasami përballë Partizani, zbardhen formacionet

Xhaka dhe Kasami përballë Partizani, zbardhen formacionet

Partizani luan një sfidë të vështirë në turin e dytë të Conference League, teksa duke filluar nga ora 20:15, përballet me zviceranët e Basel.

Një sfidë tejet e vështirë kjo për kryeqytetasit, të cilët gjithsesi në këtë sfidë nuk futen si të dorëzuar, por do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe. Ilir Daja edhe gjatë konferencës për shtyp, tha se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Për sa i përket formacioneve, Daja i ka surprizuar të gjithë, teksa ka hedhur nga minuta e parë në mbrojtje Damchevski, ndërsa te Basel e nisin titullarë dy shqiptarë, mesfushorët Taulant Xhaka dhe Pajtim Kasami.

FORMACIONET ZYRTARE:

 Basel: Lindner, Galache, Pelmard, Frei, Petretta, Kasami, Xhaka, Stocker, Palacios, Males, Cabral.

Partizani: Hoxha, Gligorov, Damchevski, Belica, Shehi, Bardhi, Murataj, Marku, Cardoso, Junior, Cara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy