Debutimi me humbje, Cungu: Laçi ka cilësi, nuk ishte ndeshje dinjitoze

Debutimi me humbje, Cungu: Laçi ka cilësi, nuk ishte ndeshje dinjitoze

Trajneri Armando Cungu, debutoi me humbje në stolin e Laçit ndaj Egnatias në Kupë.

Pas ndeshjes, trajneri foli për MCN TV, ku deklaroi se ekipi nuk bëri ndeshje dinjitoze.

Cungu tha se Laçi ka cilësi për të bërë më mirë sesa situata ku ndodhen aktualisht.

Nuk ishte ndeshje dinjitoze për ne. Nuk e kishim menduar që do shkonte kështu. Duhet të ndryshojmë mendësi për kampionatin. Duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes në fushë. Janë edhe 10 javë dhe Laçi i ka si finale.

Unë kam pasur vetëm një stërvitje tamam. Laçin e kam ndjekur në çdo ndeshje. Janë ekip që kanë bërë mirë, pavarësisht se nuk ka pasur ekuilibrin e duhur, për mbrojtjen e rezultateve. Ka individë që kanë cilësi dhe luajnë futboll. Këto cilësi duhet t’i tregojnë në fushë për të marrë 3 pikët, që i ka shumë të rëndësishme.

Nuk funksionuam si ekip. Në mbrojtje kishim problemet tona. Unë kam  ardhur për të bërë maksimumin tim, por kam ardhur edhe me pretendime për të çuar Laçin sa më lart, pse jo edhe në ‘Final Four’. Të mendojmë për Kukësin tani.

Laçi ka mundësi të bëjë më shumë. Në stërvitje djemtë janë shprehur ndryshe. Ngërçi ka ndikimin e vet. Për ta kaluar këtë ngërç, rezultati është i rëndësishëm. Të shkojmë për fitore në Kukës, në të kundërt, e ndërlikojmë situatën.

Unë kam kaluar sfida më të vështira se këto dhe nuk trembem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy