
Tashmë është zyrtare, Dinamo City-Teuta nuk do të luhet sot, ashtu siç ishte planifikuar.
Kushtet e rënduara atmosferike në Durrës, kanë sjellë shtyrjen e ndeshjes. Departamenti i Garave në FSHF, fillimisht njoftoi se ndeshja do të startonte në orën 18:00, por duke parë gjendjen e fushës dhe kushtet atmosferike, është vendosur që ndeshja të luhet një ditë tjetër.
Në ditët e ardhshme, pritet të merret vendimi, për të përcaktuar ditën kur do të luhet ndeshja e prapambetur.



