
Mëdyshjet e vazhdueshme për vijimin e Antoine Griezmann tek Atletico Madridi kanë shkaktuar interesin e Tottenhamit . Francezi nuk ndihet komod në ‘’ Wanda Metropolitano “ dhe këtë fakt e ka reflektuar me rendimentin e vakët .
Një situatë e tillë është e papranueshme për Diego Simeonen i cili përpiqet gjatë çdo seance stërvitore dhe sidomos gjatë ndeshjeve të marrë më të mirën nga lojtarët e tij për ti pozicionuar ‘’ Los Colchoneros ‘’ aty ku duhet .
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ nën drejtimin e Antonio Contes do të pretendojnë të shfrytëzojnë në maksimum periudhën e merkatos për ta nisur me këmbën e mbarë me italianin në stol , të cilit i është besuar një projekt ambicioz që ka në përmbajtje fitimin e titujve në të ardhmen.
Sakrificat e ‘’ Spursave ‘’ janë në një rrugë të mbarë sepse fatmirësisht gëzojnë një ekonomi solide dhe ky fakt mbetet një garanci për të firmosur me lojtarë me peshë .
Eksperienca e kampionit të botës të fuqi është asi nën mëngë i Tottenham Hotspurit , por në këtë histori edhe Barcelona do të dalë me të vetën sepse golashënuesi është rikthyer tek kryeqytetasit me formulën e huazimit.
Kalimi i mundshëm në ‘’ White Hart Lane ‘’ mund ti japë shansin ‘’ El Principitos ‘’ për të provuar një kampionat ndryshe siç është Premier League , me një klub që përgjithësisht është pjesëmarrës edhe në Europë .
7 gola në 18 ndeshje janë një demostrim se Antoine Griezmann është një sulmues që frikëson çdo mbrojtje kundërshtare por duhet parë se si do të përgjigjen drejtuesit e Barcelonës për 30 vjeçarin .
Faza e parë e sezonit është mbyllur në vendin e 6-të për britanikët të cilët synojnë rikthimin në Champions League që konsiderohet evenimenti më i rëndësishëm në kontinentin e vjetër .



