Barcelona vendos rekord të ri në La Liga dhe vazhdon marshimin drejt titullit

Barcelona vendos rekord të ri në La Liga dhe vazhdon marshimin drejt titullit

Barcelona ka vazhduar marshimin drejt titullit kampion pasi ka fituar dhe në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga. Katalanasit arritën të mposhtnin në shtëpi Valencian me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste për gol.

Megjithatë, ishin vetëm vendasit të cilët arritën të shënojnë me anë të Luis Suarez (15′), i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Philippe Coutinhos dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti shpejt ta gjej edhe golin e dytë, ku Samuel Umtiti (51′) shënoi me kokë për 2-0, pasi edhe ky u asistua nga Coutinho.

Goli i mysafirëve erdhi vetëm në minutën e 86-të, ku Daniel Parejo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, kjo edhe me ndihmën e portierit Marc-Andre Ter Stegen dhe ky gol vulosi rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Barcelonës 2-1.

Pas kësaj fitore, Barcelona mbetet në vendin e parë me 82 pikë, shumë afër shpalljes kampion, ndërsa Valencia mbetet në vendin e tretë me 65 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy