
Ecuria e deritanishme e Alexander Isak e ka përforcuar idenë se mbetet një ndër më të rrezikshmit në Europë.
Suedezi e ka gjetur vetveten tek Newcastle United, një ekip i dorës së dytë në kampionatin anglez por me avantazhin e të qënit më i pasuri në botë aktualisht.
Për ishi-n e Real Sociedadit nuk kanë munguar asnjëherë pretendentët dhe gjatë merkatos së janarit do të luhet një sfidë shumë interesante ndërmjet Chelseat, Arsenalit dhe Al- Hilal.
25 vjeçari me paraqitjet e bëra në vitet e fundit ka hedhur hapa përpara në lidhje me një të ardhme të ndritur, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik.
Si krerët e ‘’ Bluve të Londrës ‘’, ‘’ Topchinjve ‘’ ashtu edhe ato të klubit nga Arabia Saudite janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro, një shifër e justifikuar nga ecuria e deritanishme e nordikut.
13 herë kampionët e Premier Leagues, të drejtuar nga Mikel Arteta duhet medoemos të shtojnë forcat në metrat e fundit, për patur më tepër rezultate.
Edhe fqinjët synojnë të jenë më bindës dhe traineri Enzo Maresca ëndërron ti rikthejë tek titujt, me të cilët Chelsea ka bashkjetuar pothuajse në çdo sezon.
Ndërsa drejtuesit e Al- Hilal, edhe pse ky ekip është pjesë e një kampionati shumë larg atyreve europianë në aspektin cilësor, i kanë dhënë provat së fundmi me transferimet e disa elementëve si përshembull Neymar apo Milinkovic- Savic se mund të arrijnë çdo objektiv.
Shifra e lartpërmendur natyrisht mbetet tunduese por duhet marrë parasysh reagimi i drejtuesve të ‘’ Las Urracas ‘’, sidomos trainerit Eddie Howe, për një ndër nxënësit më shembullorë.
I konsideruar i ngjashëm me Zlatan Ibrahimovichin për mënyrën sesi luan, Alexander Isak deri në momentin që flasim ka kontribuar me 4 gola në 10 sfida, tek ky ekip që aspiron pjesëmarrjen në Champions League sezonin vijues.



