City pëlqen Zielinskin

City pëlqen Zielinskin

Fiksimi i Pep Guardiolas për të fituar Champions Leaguen nuk ka të reshtur  . Manchester City e mori sinjalin e parë në sezonin e përfunduar ku u mund në finale nga Chelsea . Spanjolli e ka kuptuar se duhet të ndryshojë disa aspekte që mund të bëjnë diferencën në momente determinante dhe objektivi i rradhës është  Piotr Zielinksi.  Sipas Calciomercatos  interesi i ‘’ The Citiziens ‘’ për polakun ka rezultuar i hershëm por është përforcuar sidomos gjatë performancës me kombëtaren e tij në Europian . 

  Prej shumë sezonesh 27 vjeçari konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë të Serisë A   por tashmë me anglezët prapa derës e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër drejtim gjatë merkatos .  Momentalisht  analizat vijojnë në zyrat e krerëve të Manchester City-t për një mesfushor i cili me shumë meritë ka arritur të ngjitet në këtë stad të karrierës .   Sipas Transfermarkt  vlera e kartonit të tij arrin 50 milionë eurot por problematika e vetme në këtë rast është se kontrata me Napolin do të jetë në fuqi deri në 30 qershorin e 2024- tës .  

Karakteristikat e lojës së  Piotr Zielinski pëlqehen shumë nga i famshmi ‘’ Pep ‘’  prezenca e të cilit do ti krijonte variante të vlefshme gjatë sezonit vijues ku  ishullorët do të bëjnë çmos për të mos e humbur protagonizmin e fituar në tërë këto sezone .  

Karakteri fitues i Pep Guardiolas konsiderohet si shtysë për këtë skuadër yjesh të cilës i nevojitet të jetë pak më e kujdesshme në metrat e fundit të sezonit dhe me eksperiencën e fituar në tërë këto vite parashikimet janë në favor të Manchester City-t . Sezoni për Piotr Zielinskin është shoqëruar me 47 ndeshje dhe 10 gola , statistika që e kanë favorizuar për tu pjesë e planeve të një prej skuadrave të momentit.

                     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy