Miqësoret/ Tirana triumfon me përmbysje ndaj Skënderbeut, shkëlqen Kukësi

Miqësoret/ Tirana triumfon me përmbysje ndaj Skënderbeut, shkëlqen Kukësi

Tirana dhe Kukësi kanë marrë dy fitore, në miqësoret që luajtën ditën e djeshme. Bardheblutë kanë triumfuar ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1.

Kryeqytetasit fituan me përmbysje, pasi pjesën e parë e mbyllën në disavantazh, pas golit të shënuar nga Jorgo Meksi për Skënderbeun.

Për skuadrën e Shehit në pjesën e dytë shënuan Aldo Gjumsi dhe Vesel Limaj, duke i dhënë fitoren Tiranës.

 Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Kukësi kundër Al Duhail. Një sukses i rëndësishëm i ekipit verilindor, duke parë që përballë kishte nënkampionët e Katarit. Në miqësoren e zhvilluar në Austri, golat e fitores për Kukësin i shënuan Feijao dhe Basa.

Ndërkohë Kastrioti u mposht 0-2 nga Erzeni, që militon në Kategorinë e Parë dhe do e nisë sezonin me objektiv Superioren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy