
Koha ka kaluar shumë shpejt por e ardhmja e Victor Osimhen mbetet ende në pikpyetje.
Nigeriani pretendohet me ngulm nga Chelsea në këtë merkato verore por klauzola prej 130 milionë eurosh e përcaktuar nga presidenti Aurelio Di Laurentis, sigurisht vijon të mbetet një barrierë.
Ideja e numrit një të Napolit është shitja e ishi-t të Lilles, për të cilin nuk ka munguar as interesi i Paris St Germain.
25 vjeçari konsiderohet zëvëndësuesi ideal i Kylian Mbappes nga Luis Enrique, duke qenë se Gonçalo Ramos dhe Kolo Muani janë drejt largimit nga ‘’ Parque de Princes ‘’.
Megjithatë sipas ‘ The Athletic ‘, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mbeten një kërcënim për francezët, ndërsa në krahun tjetër flitet se në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ mund të transferohet Romelu Lukaku.
Nëse do të jetë kështu, belgu do të ribashkohej me Antonio Conten, të dy pjesë e suksesit të Interit në të kaluarën në Serinë A.
Traineri nga Lecce i njeh shumë mirë cilësitë e të ashtuquajturit ‘’ Buallit ‘’, i cili u rikthye edhe më i fortë në Itali, pas një eksperience jo të mirë në rradhët e Chelseat.
Momentalisht ekzistojnë dy opsione, huazimi ose blerja përfundimtare e kartonit të Victor Osimhen nga Paris St Germain ose Chelsea dhe gjithashtu vënia e Romelu Lukakut përsëri nën drejtimin e një traineri ekspert siç është ishi i Tottenham Hotspurit.



