
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, u shfaq i lumtur për barazimit që skuadra e tij mori ndaj Egnatias.
Gvozdenovic deklaroi për MCN TV, se ekipi e meritoi golin, ndërsa shtoi se kishin mundësi edhe për të dytin.
Mund të them që jam i kënaqur me 1 pikë. Nuk është e thjeshtë kur e nis ndeshjen 0-1. Çunat i merituan të gjitha dhe ne provuam gjithçka përsa i përket modulit të lojës.
Sot ishim me dy mungesa, pa Liçon dhe Prençin. Sigurisht që e ndjeva mungesën. Ndoshta kishim mundësi edhe për 2-1, por Egnatia ka cilësi. 5 minutat e fundit unë isha me mendimin si të rrinim në ekuilibër mbrapa.
Momentalisht kemi vetëm një sulmues tipin 9, Sebastine. Rashica dhe të tjerët janë më shumë sulmues krahu. Kjo është arsyeja pse jemi dobët në fazën e sulmit, por kjo është situata.
Nuk kemi eksperiencë në Superligë dhe kjo është minus për ne. Të rëndësishme janë pikët sepse Superliga është shumë e fortë. Dinamo është shumë e fortë, por do të rikthehen Liço dhe Prençi. Do bëjmë më mirë në vazhdim.



