Kupa e Botës/ Raportimet për vdekjet e punëtorëve dhe keqtrajtimin e LGBT, Infantino akuzon Perëndimin për hipokrizi

Kupa e Botës/ Raportimet për vdekjet e punëtorëve dhe keqtrajtimin e LGBT, Infantino akuzon Perëndimin për hipokrizi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka akuzuar Perëndimin për "hipokrizi" në raportimet për të drejtat e njeriut në Katar në prag të Kupës së Botës. Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të organizimit të turneut në Katar.

Kohët e fundit eventi më i rëndësishëm i futbollit është ekplisuar nga raportimet për vdekjen e punëtorëve emigrantë dhe keqtrajtimin e personave nga komuniteti LGBT. Infantino hapi fjalën duke thënë: "Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem me aftësi ndryshe, ndihem punëtor emigrant".

Në shkurt 2021, “Guardian” raportoi se 6,500 punëtorë emigrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur ky vend fitoi ofertën për Kupën e Botës. Numri bazohet në shifrat e dhëna nga ambasadat e vendeve në Katar.

Megjithatë, qeveria e Katarit tha se totali i shifrave nuk ishte i saktë, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy