
Në kontinentin e vjetër ashtu edhe si në çdo merkato të kaluar, edhe në aktualen do të zhvillohen disa duele për lojtaret më të spikatur.
Rayan Cherki prej vitesh ka filluar të impresionojë në rradhët e Lyonit, i cili u tentua edhe nga Real Madridi në të kaluarën.
Listës i është shtuar dhe Borussia Dortmundi bashkë me Paris St Germain, për një ndër mesfushorët më të mirë në Ligue 1.

Lajmi është raportuar nga Ekrem Onur dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ shikohen si favoritë për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’.
20 vjeçari vlerësohet shumë nga traineri Luis Enrique, i cili i jep shumë rëndësi talentëve dhe ndryshimi i ekipit por brenda Francës mund të rezultojë një vendim më komod për te ardhmen.
Objektivi kryesor i Nasser Al Khelaifi është fitimi i Champions Leagues me kuq e blutë dhe traineri spanjoll e tregoi në të kaluarën me Barcelonën se e ka kapacitetin për ta arritur.
Megjithatë, edhe ‘’ Verdhezinjtë ‘’ shquhen si një ekip shumë kompetitiv, fakt që e tregoi me arritjen deri në finalen e kompeticionit më prestigjoz për klube, fatkeqësisht të humbur kundër Real Madridit.
Cilësitë e Rayan Cherkit janë të duhurat për mënyrën e lojës që zhvillon si Paris St Germain ashtu edhe ekipi nga Ruhr por sigurisht do të jetë një rivalitet i ashpër deri në fund, edhe pse fituesit në fuqi të kampionatit francez janë një hap më përpara për sa i përket aspektit ekonomik.
Rayan Cherki i ka qëndruar besnik ekipit të ‘’ Les Gones ‘’, me të cilët numëron 5 sezone, 128 sfida të luajtura, 16 gola dhe 15 asiste.



