
Vështirësia e firmosjes me Erling Haaland i ka orientuar drejtuesit e Real Madridit drejt brazilianit Endrick Felipe , i cili parashikohet të mbërrijë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në 2024-tën , atëherë kur do të ketë mbushur 18 vite.
Prej kohësh ‘’ Los Merengues ‘’ vuajnë faktin e të mospaturit një sulmues cilësor , si përshembull Karim Benzema dhe braziliani momentalisht konsiderohet i duhuri nga Carlo Ancelottti.
Megjithatë mosha fare e re krijon një lloj dyshimi se çfarë e pret yllin e Palmeirasit , në një ekip ku kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat dhe duhet të jesh gjithmonë në nivelin e duhur për të fituar një vend titullari.
Në të kaluarën spanjollët u fiksuan me Kylian Mbappen por fatkeqësisht francezi iu bashkua Paris St Germain dhe tanimë kanë vendosur për 16 vjeçarin.
Sigurisht futbolli në Europë është tejet kompetitiv por talenti dhe cilësitë e mahnitshme ia kanë mbushur mendjen madrilenëve se duhet të firmosin me perlën e Palmeirasit , i cili besohet se do të jetë një ndër referentët e ofensivës së ‘’ Seleçaos ‘’ në të ardhmen.



