Miqësorja me Hungarinë, Foda: Kosova, skuadër e fortë. Do jetë përballje e vështirë

Miqësorja me Hungarinë, Foda: Kosova, skuadër e fortë. Do jetë përballje e vështirë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, foli në konferencë për mediat, në prag të miqësores me Hungarinë.

Foda vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se janë shumë të fortë, por shtoi se ekipi i tij e pret me padurim këtë përballje.

Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por mund të ishte fitore më e thellë. Megjithatë morëm fitoren, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur.

Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike.

Do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që drejtohet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy