Diego Costa nuk e bind Gasperinin

Diego Costa nuk e bind Gasperinin

 Dëmtimi i Duvan Zapatas i ka krijuar shumë shqetësime Gian Piero Gasperinit i cili prej disa sezonesh vijon ta ngrejë nivelin e Atalantës.  

Para disa ditësh emri i Diego Costas nisi të qarkullojë tek bergamaskët por strategu italian duket jo entuziast në lidhje me brazilianin dhe gjithashtu i ka krijuar një pakënaqësi më vete sepse për shkak të ‘’ La Deas ‘’ 33 vjeçari u tërhoq nga negociatat me Fenerbahchen .

 Sipas ‘ Calciomercatos ‘ teorinë e tij ishi i Interit  e ka mbështetur në faktin se Diego Costa ka pësuar shumë dëmtime gjatë karrierës , fakt që mund të përbëjë një problem në të ardhmen  .

Pozicioni i Gian Piero Gasperinit s’do të thotë se negociatat nuk mund të avancojnë, por ishi i Interit kërkon të jetë shumë i sigurtë në zgjedhjet e tij  që konsiderohen determinante për ecurinë e  italianëve .

Nëse i referohemi Diego Costas , normalisht braziliani ndihet shumë i karikuar dhe i përgatitur  për hapjen e një tjetër kapitulli në Europë dhe e ka shprehur në shumë raste se dëshiron Serinë A , kampionat që do të bëhej i treti ndër më të rëndësishmit e tokës së premtuar .

Dështimi me kalimin tek modestët e Salernitanës i prodhoi dhimbje të forta koke por golashënuesi vijon të shpresojë se shumë shpejt mund ta arrijë objektivin.

Një lojtar si Duvan Zapata meriton një zëvëndësues që bind sepse mbetet protagonist absolut i ofensivës dhe drejtuesve të Atalantës i mbetet një punë voluminoze përpara për ti vënë pikën kësaj historie .

 

                 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy