
Nën drejtimin e Jose Mourinhos ka nisur një tjetër etapë në historinë e Fenerbahçes.
Tek turqit vihet re një entuziazëm, një fakt që mund të pasohet me tituj në të ardhmen.
‘’ The Special One ‘’ e ka reflektuar potencialin në çdo klub, përveç Tottenham Hotsupit ku nuk mundi të fitojë tituj, i cili ka përveshur mëngët në lidhje me këtë etapë deçizive.
Portugezi njihet si një trainer me shumë ambicje dhe s’dorëzohët lehtë, mentalitet që e ka shëndërruar në një ndër më të mirët në këtë profesion.
Deri më tani në ‘’ Saraçoglu ‘’ janë transferuar Cenk Tosun Levent Mercan dhe Allan Saint- Maximin ndër të tjerë por traineri 61 vjeçar duke patur parasysh dëmtimin e brazilianit Fred, e ka gjetur një zëvëndësues.
Sipas ‘ Sport ‘, Guido Rodriguez është në planet e ishi-t të Manchester United, një mesfushor i tentuar edhe nga Manchester United apo Interi.
Aktualisht argjentinasi është një lojtar i lirë dhe mund të negociojë me ekipin që dëshiron dhe fakti që pretendohet nga Jose Mourinho, natyrisht ja rrit vlerat.
Tek Real Betisi 30 vjeçari ka rezultuar ndër më të spikaturit në skemat e Mauricio Pellegrinos dhe drejtori sportiv i Fenerbahçes Mario Branco thuhet se ka nisur kontaktet e para me ato të andaluzëve për ta arritur këtë marrëveshje.
Kur flitet për Jose Mourinhon dihet se në vazhdimësi do të jetë shumë kërkues dhe në fakt Fenerbahçe do të ketë shumë avantazhe me të në stol.



