
Suksesi i padiskutueshëm me blerjen e Luis Diazit e ka impulsuar Liverpoolin për ta parë Porton si një destinacion ideal për tu përforcuar .
Kolumbiani po e rrit çdo ditë e më shumë nivelin tek ‘’ The Redsat ‘’ dhe tashmë është një lojtar stabël për skemat e Jurgen Klopp, trainer që e ka rikthyer vëmëndjen tek portugezët dhe tashmë ia ka vënë gishtin Otavios.
Braziliani është në momentin më të mirë të karrierës dhe ’’ Dragonjtë ‘’ e kanë shprehur gjithmonë se do ti qëndrojnë besnikë klauzolës së prishjes së kontratës që arrin 60 milionë eurot dhe sipas ‘ A Bolas ‘ çdo ekip i interesuar duhet të paguajë domosdoshmërisht këtë shifër.
Lufta për 27 vjeçarin do të përqëndrohet kryesisht në Premier League sepse edhe Manchester United dhe Newcastle do ti kërcënojnë rivalët direktë deri në fund , sidomos ‘’ Las Urracas ‘’ që konsiderohen klubi më i pasur në planet dhe për Otavion transferimi në ‘’ St James Park ‘’ mund të rezultojë një opsion ideal për shkak të aspiratave të bardhezinjve për të ardhmen.
Influenca e Otavios në ofensivën e Portos sigurisht që e ka përmirësuar imazhin e të besuarve të Sergio Conceiçaos në kampionat dhe Europë sepse përfshihet ndër asistuesit kryesorë dhe një kontribues i vyer në kombëtaren luzitane që aktualisht po lufton për një vend në grupet e Botërorit të Katarit.
Fitorja kundër Turqisë sigurisht ia ka rritur vlerat dhe ky fakt është vijuar me interesin e Liverpoolit , një rival që meriton respekt në çdo kompeticion për arsye se të ndëshkon kur nuk e pret.



