
E ardhmja e Antoine Griezmann tek Atletico Madridi është vënë dukshëm në rrezik së fundmi.
Për francezin janë interesuar disa ekipe, kryesisht nga Major League Soccer, i cili e përfundon kontratën me kryeqytetasit në qershorin e 2026-tës.
Sulmuesi tashmë konsiderohet një emblemë në historinë e spanjollëve, i cili është aktivizuar me këtë skuadër në dy periudha të ndryshme, fillimisht nga 2014-2019-tën dhe më pas nga 2021-shi dhe deri më tani.
Lajmin për një largim të mundshëm nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ e ka përforcuar edhe presidenti Enrique Cerezo i cili është shprehur se ylli i 11-shes së Diego Simeones mund ti japë lamtumirën skuadrës së zemrës në të ardhmen e afërt.

Sipas ‘ EstadioDeportivo ‘, ekzistojnë disa oferta nga ekipe mjaft cilësorë në kampionatin amerikan, i cili në vitet e fundit ka bërë progres.
Sigurisht tundimi është shumë i madh për 33 vjeçarin, ish kampion bote në 2018-tën me kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’.
Referuar sezonit aktual nxënësi i ‘’ El Cholos ‘’ ia ka shpërblyer besimin me 11 gola dhe 6 asiste në 25 sfida dhe sigurisht nëse marrim parasysh cilësitë e tij arrihet në konkluzionin se interesi do të shtohet në vijimësi.



