
Sevilla duhet ti bëjë ballë një problemi serioz në fundin e sezonit. Flitet për synimin e Liverpool , West Ham dhe Manchester United për sulmuesin Youssef-En-Nesyrin. Marokeni i ka bërë shumë mirë detyrat me Julen Lopeteguin në pankinë dhe ndoshta ofertat në adresë të tij do t’ia ndryshojnë destinacionin në verë .
‘’ The Redsat ‘’ vijojnë me planet e forcimit të sulmit sepse kërkesat e Jurgen Klopp flasin qartë për një qendërsulmues që është në nivelin e një kampionati si Premier League dhe En -Nesyri e plotëson këtë kusht .
Në lidhje me West Ham United të ashtuquajturit ‘’ The Hammers ‘’ tentuan transferimin e 23 vjeçarit në verën e kaluar kundrejt ofertës 40 milionë euroshe por këmbngulja e skocezit David Moyes e ka hapur edhe një herë rrugën për ta transferuar në kryeqytetin anglez edhe pse janë të qartë se rivaliteti do të jetë shumë i ashpër.
Interesi i fundit është ai i Manchester United . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e konsiderojnë Youssef -En -Nesyrin si zëvëndësuesin ideal të Edinson Cavanit sepse drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues nuk besojnë në rinovimin uruguajanit të cilit i përfundon kontrata në 30 qershor . Përpara kësaj situate dramatike Manchester United i duhet urgjentisht një sulmues për të mbushur boshllëkun që do të lërë ‘’ El Matador ‘’ dhe sipas analizave të Ole Gunnar Solskjaer profili i nxënësit të Julen Lopeteguit përputhet ashtu siç duhet me ideologjinë e norvegjezit .



