Interi, ofensivë për Frattesin

Interi, ofensivë për Frattesin

Pas interesit të Juventusit për Davide Frattesin , lojtar i cili aktivizohet në rradhët e Sassuolos , edhe drejtuesit e Interit janë bindur se italiani duhet të jetë pjesë e skemave të Simone Inzaghit . Sipas lajmeve të fundit, zikaltërit janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , por fillimisht duhet të mposhtin edhe Romën për 23 vjeçarin . Kjo shifër konsiderohet e parefuzueshme nga ‘’ Neroverdët ‘’ pavarësisht se flitet për një ndër nxënësit më të mirë të trainerit Alessio Dionisi. Megjithatë, largimi i mundshëm nga ‘’ Mapei ‘’ sigurisht do ti sillte shumë avantazhe Davide Fratessit për arsye se do te provonte për të parën herë në karrierë emocionet e të luajturit në Champions League , kompeticioni i ëndërruar nga çdo lojtar pa harruar edhe aspektin ekonomik. Duke qenë se interesi vjen nga ekipet e elitës në Serinë A , besohet se do të jetë një ndër transferimet më të bujshëm të merkatos së verës , por nëse i referohemi pretendentëve duhet theksuar se janë mjaft cilësorë dhe ai që do të veprojë më shpejt ndoshta do të ketë fatin të firmosë me yllin e Sassuolos. Vizioni për lojën dhe gjithashtu efektiviteti në prapavijë e shëndërrojnë në një element ideal për pretendentët por gjithsesi mbetet një sfidë e hapur për lojtarin kryeqytetas.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy