
Me mbërritjen e Thomas Tuchel në ‘’ Allianz Arena ‘’ , ka filluar puna në funksion të rikthimit të Bayern Munchenit në një protagonist , jo vetëm në Gjermani por edhe në Champions League .
Bavarezët janë një ekip me shumë eksperiencë dhe në merkaton e verës do të tentojnë të shtojnë cilësinë në disa reparte, të cilat nuk kanë patur rezultatet e pritura në sezonin aktual.
Marcelo Brozovic është një ndër objektivat e rekordmenëve të Bundesligës , e ardhmja e të cilit tek Interi është vënë seriozisht në dyshim.
Por parashikohet se Bayern Munchen s’do ta ketë aspak të lehtë pasi edhe Barcelona dhe Paris St Germain e pretendojnë 30 vjeçarin, mesfushor i cili numëron nëntë sezone me ish kampionët e Scudettos nën drejtimin e Antonio Contes.
Oferta konsiston në firmosjen për dy vite plus një tjetër, në varësi të performancës së lojtarit nga Zagrebi, tek lideri i padiskutueshëm i kampionatit gjerman në vitet e fundit.



