U ble nga Juventusi në verë/ Mesfushori i zhdukur nga 12 tetori, nuk dihet ku ndodhet

U ble nga Juventusi në verë/ Mesfushori i zhdukur nga 12 tetori, nuk dihet ku ndodhet

Juventusi bëri një lëvizje surprizuese në verë, duke afruar nga PSV, mesfushorin 19-vjeçar, Mohamed Ihattaren, i cili më pas u huazua te Sampdoria për të marrë më shumë minuta, diçka që deri tani nuk ka ndodhur.

Përveçse nuk është parë në fushë, mesfushori nga 12 tetori nuk është as në stërvitje. Thuhet se në këtë datë ai u rikthye në Holandë, duke thënë për arsye personale.

Megjithatë nga ajo ditë ai nuk është kthyer më në Itali dhe nuk ka informacion se ku mund të jetë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai nuk është parë në zonën “Utrchtse Vecht”, ku qëndron familja e tij. Nuk dihet se ku mund të ketë shkuar lojtari, por nga Holanda raportojnë se ai nuk dëshiron të rikthehet më në Itali.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy