Liverpooli, rrit ofertën për Khephren Thuram

Liverpooli, rrit ofertën për Khephren Thuram

 Niveli i shkëlqyer në sezonin e lënë pas, vijon ti sigurojë pretendentë Khephren Thuram.

Për francezin prej kohësh skuadrat me emër janë hedhur në sulm, ndër të cilat përfshihet Liverpooli.

Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e  “ The Redsat ‘’ janë të ndërgjegjshëm për cilësitë e mesfushorit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro për djalin e legjendës Lilian Thuram.

 

Drupal Ad

 

 

 

Rivaliteti do të jetë i ashpër për yllin e Nices por traineri Arne Slot shpreson se do të vendosë për ‘’ Anfield Road ‘’.

23 vjeçari shquhet si një lojtar me shumë kualitet, tejet efikas në aspektin taktik dhe i rrezikshëm me inkursionet drejt portave kundërshtare.

Interesi i anglezëve përbën një sukses në karrierë sepse në çdo sezon janë pretendentë seriozë për fitimin e titujve, në Angli dhe sigurisht Europë.

Megjithatë sezoni vijues do ti japë startin një tjetër etape në historinë e Liverpoolit, nën drejtimin e hollandezit, i cili ka provuar veten edhe tek Az Alkmaari dhe Feyenoordi.

Në sezonin aktual Khephren Thuram ka kontribuar me 1 gol dhe 1 asist në 29 sfida me Nicen, ekip që do të përfaqësohet në Europa League vijuesin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy