
Teuta e ka mbyllur na disavantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Sheriff Tiraspol, ndeshjen e vlefshme për raundin e parë eliminator në Champions League.
Moldavët kaluan në avantazh në minutën e 15-të, kur Henrique pas një topi të mbetur në zonë nga pritja e Frashërit, gjuan bukur me të majtën dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.
Në fakt Sheriff Tiraspoli po i vinte rrotull golit, pasi pak minuta para se të shënonin, goditën edhe shtyllën. Ishte përsëri i njëjti autor, i cili në fundin e pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë për skuadrën moldave.
HT: Teuta-Sheriff Tiraspol 0-2
Henrique 15’, 46’



