Starova: Tirana u vu përballë kundërshtarit më të lehtë, situatë jo e mirë për skuadrat shqiptare

Starova: Tirana u vu përballë kundërshtarit më të lehtë, situatë jo e mirë për skuadrat shqiptare

Sulejman Starova, u shpreh se Dudelange, ishte kundërshtari më i lehtë për skuadrën e Tiranës në turin e parë në Champions League, por bardheblutë duhet të kenë kujdes.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se situata te skuadrat shqiptare para ndeshjeve në Europë, nuk është e mirë.

Dudelange ishte kundërshtari më i lehtë për Tiranën. Me siguri, që trajneri dhe lojtarët e dine kë kanë përballë. Gradualisht, edhe publiku është me këmbë në tokë dhe duhet kujdes. Situata nuk është normale dhe e mirë për skuadrat shqiptare në këtë kohë.

Tiranës, i kanë ikur 7 lojtarë, por dy ishin titullarë. Vështirësia për të gjetur lojtarët para Europës është një nga vështirësitë e mëdha në Shqipëri në këto vitet e fundit. Nëse arrijnë të shesin 2, te Tirana marrin të ardhura të rëndësishme. Harmonia është gjëja më e rëndësishme për të pasur sukses në një skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy