
Adriano ose ndryshe ‘perandori’ ka qenë ndër të parët që ka telefonuar në shtëpinë e Interit për të uruar titullin kampion. Më drejtpërdrejtë me Lukaku-n, njeriun që mban numrin 9 aktualisht te zikaltërit dhe luan me këmbën e djathtë, ashtu si Adriano. Në një intervistë të fundit braziliani i fton të gjithë mendojnë një Inter në fushë me Adrianon dhe Lukaku-n.
Adriano, na flisni për fijen që ju lidh.
Romelu është shumë i ngjashëm me mua nga shumë pikëpamje, jo vetëm prej forcës fizike dhe këmbës së majtë, por edhe prej përulësisë dhe lidhjes që ka me familjen. Është një lojtar unik dhe teknik, askush nuk arrin ta ndalë. Imagjinoni për një moment atë dhe mua në fushë…”.
Përtej Lukakut, si e patë këtë garë të zikaltërve?
Nuk shikoj shumë ndeshje edhe sepse, kur rastis, jam shumë nervoz si tifozët e vërtetë, por kam shoqëruar gjithë sezonin në distancë dhe festova me familjen për trengjyrëshin: ishte shumë bukur. Nuk kam pasur asnjëherë dyshime se përfundonte kështu, me fitoren.
Cili është sekreti i kësaj skuadre për ju?
Ishin të gjithë shumë të përqendruar tek objektivi. Është një grup i bashkuar, bën gjithë diferencën e botës: kur ekzistojnë këto karakteristika, në fund një skuadër fiton.
Tituj keni tre në kurrikulum, ndonjë me të cilin jeni më i lidhur?
Nuk kam preferenca, të gjithë janë të rëndësishëm për mua. Jam krenar që kam qenë pjesë e Interit dhe tifozëria zikaltër mbetet e pabesueshme.
Çfarë ju mungon nga ato kohë në fushë?
Koret që krijonin për mua, nuk kanë çmim.
Mes shokëve tuaj të dikurshëm njëri është endë në fushë në Milano…
Zlatan është vërtet i jashtëzakonshëm. I fokusuar në 100% tek ajo që bën, nuk më befason që po lufton ende.



