Sonte do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, me zikaltërit të cilët synojnë të përmbysin humbjen 1-2 në ndeshjen e parë.
Për këtë supersfidë Conte ka zgjedhur të fillojë me më të mirët, duke future nga minuta e parë edhe Christian Eriksen në vendin e Vidal. Sakaq në sulm rikthehet nga minuta e parë Martinez, ndërsa te Juventusi Buffon është në portë. Majën e sulmit e përbëjnë Cristiano Ronaldo dhe Kulusevski.
JUVENTUS-INTER
JUVENTUS: Bufon, Sandro, De Ligt, Demiral, Danilo, Rabio, Bentakur, Bernadeski, Kuadrado, Ronaldo, Kulusevski. Trajner: Andrea Pirlo.
INTER: Handanoviç, Skriniar, De Vraj, Bastoni, Hakimi, Barela, Brozoviç, Eriksen, Darmian, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.



