Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me skuadrën e Las Palmas për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar shënoi në Kupën e Mbrtetit, në sfidën që Las Palmas barazoi 2-2 ndaj Velez.
Këta të fundit janë në kategorinë e katërt në Spanjë dhe ia dolën të marrin barazimin në shtëpinë e tyre, në një ndeshje që po e fitonin, por ishte pikërisht Sadiku ai që barazoi shifrat për 2-2 në minutën e 43.
Për hir të së vërtetës, Sadiku nuk po arrin të gjejë dot formën e dikurshme, kur shkëlqente me Malagan në La Liga2, së bashku me Keidi Baren, si shok skuadre.
Elbasanasi shpreson që ky gol të jetë si një pikë kthese, për të shpresuar se të tjerë do e pasojnë në ndeshjet e radhës.



