
Partizani ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Bate Borisov, në sfidën e vlefshme për turin e parë në Champions League. Në minutën e 68-të, Tedi Cara, ia doli të dërgojë rrjetën, për të vendosur baraspeshën, çka solli edhe festën e madhe në stadiumin “Air Albania”. Bjellorusët kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të, me autor Antilevski. Ky i fundit shfrytëzoi një top perfekt të marrë në zonë, për ta dërguar në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin të tijve. Vlen të përmendet se Partizani kishte raste të shumta shënimi në pjesën e parë, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Ndeshja transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.



