Zbulohet maskota e Botërorit të Futbollit Rusi2018

Zbulohet maskota e Botërorit të Futbollit Rusi2018

Një mace, një ujk apo një tigër? Maskota e Kupës Botërore të Futbollit 2018 do të zbulohet sot në mesnatë në Rusi.

Emblema e Botërorit Rusi2018 do të zbulohet gjatë një emisioni televiziv të transmetuar nga stacioni Pervij Kanal, në të cilin do të marrin pjesë ish-futbollistë dhe fituesi i dy topave të artë, Ronaldo.

Përdoruesit e internetit kanë mundur të votojnë përgjatë një muaji për një prej tre maskotave të krijuara nga studentët rusë dhe zgjedhur nga një juri e Komitetit të Organizatës Lokale (COL) dhe FIFA në një panel prej 10 maskotash potenciale.

Maskota e Botërorit do të pasojë fulecon (kafshë ekzotike braziliane – shën i përkth), që përfaqësoi Botërorin 2014 në Brazil dhe leopardin Zakumi i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Kupa e Botës në Futboll 2018 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi dhe 12 stadiume, të vendosura në 11 qytete në perëndim të vendit, do të presin këtë kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy