
Me Toni Kross dhe Luka Modric drejt fundit të karrierës, prej kohësh Real Madridi ka nisur sulmin për zëvëndësuesin ideal të gjermanit.
Shumë alternativa kanë qarkulluar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por si duket ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë marrë vendimin dhe sipas ‘ El Nacional ‘ bëhet fjalë për Nicolo Barrellan i cili për disa sezone me rradhë po shkëlqen tek Interi .
Italiani renditet ndër mesfushorët më të mirë të kontinentit të vjetër dhe gjigandi i Spanjës ka përgatitur 80 milionë euro për 25 vjeçarin .
Problemet e theksuara ekonomike të zikaltërve e kanë dhënë rezultatin në merkaton e kaluar me shitjen e Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit , dy komponentë të domosdoshëm të Antonio Contes në fitimin e Scudettos së 19- të .
‘’ Los Blancos ‘’ janë në një moment shumë të mirë për sa i përket objektivave sepse vijojnë të qetë rrugën në Champions League dhe gjithashtu në Primera Division pavarësisht se mbrëmjen e djeshme pësuan një disfatë historike me shifrat tenistike 0-4 në shtëpi në ‘ Superclasicon ‘ e famshëm .
3 vite në ‘’ Giusseppe Meazza e kanë shëndërruar Nicolo Barrellan në një referent në mesfushën e Interit dhe interesi nuk ka vonuar por i mbetet në dorë kësaj skuadre për të vendosur për një element kyç për mbarëvajtjen në të ardhmen .
Florentino Perez e ka hapur me kohë thesin dhe nxënësit e Carlo Ancelottit po e tregojnë në çdo javë se mund ti justifikojnë shifrat e majme të manjatit gjatë merkatos, gjë që e ka bërë përgjatë historisë duke e shëndërruar këtë klub ndër më të suksesshmit në futboll.



