
Largimi i Sergio Busquets tek Inter Miami sigurisht ka lënë një boshllëk evident në mesfushën e Barcelonës dhe drejtori sportiv Deco ka nisur përpjekjet për ta përmirësuar skuadrën e tij në merkatot vijuese.
Sipas ‘ Sport ‘ një ndër të preferuarit e portugezit është Douglas Luiz i Aston Villas.
Me londinezët braziliani po shkëlqen në Premier League, skuadër e cila vijon të luftojë për të ndryshuar historinë e këtij kampionati.
Pas pesë sezoneve në ‘’ Villa Park ‘’ 25 vjeçari mund të rikthehet në Primera Division për të veshur bluzën kuq e blu, i cili zhvilloi dy sezone në të kaluarën me Gironën.
Përshtatja në disa pozicione të mesfushës, fiziku imponent dhe menaxhimi i mrekullueshëm i topit, e shëndërrojnë lojtarin nga Rio De Janeiro në një kandidat ideal për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së verës.
Vlera e kartonit të Douglas Luiz i arrin 60 milionë eurot por drejtuesit e Aston Villas me në krye drejtorin sportiv Monchi mund ta arrijnë këtë marrëveshje për 100 milionë euro.
Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndomtë , edhe Arsenali e pretendon yllin e kryeqytetasve, drejtuesit e të cilit nuk patën sukses në verën e kaluar.
Xavi Hernandez po jep maksimumin për të formuar një ekip kompetitiv me kryefjalë fitimin e trofeve, rrugë të cilën ‘’ Blaugranët ‘’ e njohin mjaft mirë.
Sezoni aktual është i gjashti për ishi-n e Vasco Da Gamas, i cili numëron 6 gola në 21 sfida, tek një ekip që po jep për të kuptuar se mund të befasojë deri në fund dhe s’duhet harruar se po përfaqësohet shumë mirë edhe në Conference League.



