
Me mbërritjen e Antonio Contes në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, menjëherë kanë filluar lëvizjet në lidhje me përforcimet në këtë merkato verore.
Traineri nga Lecce konsiderohet shumë cilësor, i cili la gjurmë tek Interi në të kaluarën me fitimin e kampionatit italian dhe uljes nga froni të Juventusit pas nëntë vitesh protagonizmi.
Në kampin e ‘’ Il Partenopei ‘’ po qarkullojnë së fundmi dy emra për prapavijën si Alessandro Boungiorno dhe Mario Hermoso por ishi i Tottenham Hotspurit i ka shtuar edhe një tjetër listës.

Rafa Marin i Real Madridit zhvilloi një sezon shumë të mirë në cilësinë e të huazuarit tek Deportivo Alaves dhe sipas ‘ SkySport ‘, e ka bërë pjesë të projektit të bardhekaltërve, kryefjala e të cilit është rikthimi tek trofetë.
Megjithatë, 22 vjeçari do të grumbullohet me ekipin e parë të ‘’ Galaktikëve ‘’ për fazën përgatitore në vigjilje të sezonit vijues për tu analizuar nga strategu Carlo Ancelotti por e ardhmja e tij në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të varet nga largimi ose qëndrimi i Nacho Fernandezit. Sigurisht numri një i stolit të kryeqytetasve i ka bërë paraprakisht llogaritë, në listën e te cilit është edhe Leny Yoro i Lilles.
Arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë për Napolin, një ekip me shumë traditë në Itali, i cili ka mbetur jashtë Europës për sezonin e ardhshëm.



