
E ardhmja e Dusan Vlahoviç tashmë është pothuajse e zgjidhur.
Me shumë gjasa serbi nuk do të qëndrojë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ pas përfundimit të sezonit aktual dhe drejtuesit e Juventusit kanë filluar punën për ti gjetur një zëvëndësues.
Bardhezinjtë nuk kanë vonuar shumë dhe menjëherë e kanë bërë me dije objektivin.
Flitet për Gonzalo Garcian, aktualisht pjesë e Real Madridit. 21 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë me ekipin e parë të ‘’ Galaktikëve ‘’, produkt i akademisë.
Traineri Luciano Spalletti e preferon lojën e spanjollit duke qenë se është shumë i rrezikshëm përpara portës dhe nga ai pritet edhe më shumë në të ardhmen e afërt.
Sigurisht që tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është shumë e vështirë të fitosh një vend titullari por sipas ecurisë së deritanishme Gonzalo Garcia ka bindur.
Mirëpo humbja e protagonizmit në javët e fundit konsiderohet një fakt shqetësues dhe lë vend për dyshime duke qenë se numëron vetëm 170 minuta aktivizim në La Liga të ndara në 13 sfida dhe 70 në Champions League të ndara në 3 sfida.
Gjithsesi Seria A konsiderohet një kampionat në të cilin Gonzalo Garcia mund ta rigjejë vetveten n% rradhët e ish rekordmenëve të tyre.



