Inzaghi: Merkato e Interit mbyllet me një mbrojtës

Inzaghi: Merkato e Interit mbyllet me një mbrojtës

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur para mediave, në prag të ndeshjes së parë të kampionatit atë ndaj Lecces. Tekniku zikaltër, u shpreh se skuadra ka punuar mirë dhe është gati për kampionatin.

Më tej ai u pyet edhe për merkaton, duke zbuluar se pritet vetëm një mbrojtës si zëvendësues i Ranochia dhe më pas gjithçka mund të quhet e mbyllur.

Kemi bërë një punë të mirë që prej 6 korrikut. Do të jenë shumë ndeshje, shumë prej të cilave janë impenjative. Kishim frikë se mund të humbnim disa lojtarë në aspektin fizik, por në fund do të jetë jashtë vetëm D’Ambrosio.

Skuadra është ajo që kemi rënë dakord me klubin. Mungon një mbrojtës qendre për të zëvendësuar Ranocchian, klubi po punon dhe mendoj se më pas nuk do të ketë më nevojë për gjë se merkato në hyrje dhe në dalje do të konsiderohet e mbyllur.

Lukaku po bën mirë. Jam shumë i lumtur për të, Dzekon, Lautaron dhe Correan. Kemi vendosur që të mbështetemi tek ata.

Kemi risjellë Lukaku dhe kemi blerë lojtarë funksionalë si Mkhitaryan, Onana, Bellanova, Asllani që kanë kualitet. Rivalët janë përforcuar, por edhe ata e dinë që për të gjithë vitin Interi do të jetë në garë.

Tani kam më shumë qartësi. Kam një vit më shumë punë me skuadrën dhe lojtarët. Do të vazhdojmë me të njëjtin modul, por kemi lojtarë të rinj me të cilët ndihem mirë. Nesër do të startojë një kampionat i ri me shumë skuadra që luftojë për të fituar.

Si trajner i Interit, për respekt të të gjithëve nuk flas për merkaton. Skuadra duhet të qëndrojë kjo që është. Fokusi im është për sfidën ndaj Lecces, jo për merkaton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy