
Në Kategorinë e Parë u luajt këtë fundjavë xhiro e 12-të, ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Kryesuesit e Bylisit u ndalën në barazim pa gola nga Tërbuni dhe kjo i ka ardhur në ndihmë Erzenit, që pas fitores 4-1 nda Lushnjës, ngushtoi diferencën me kreun në 3 pikë.
Në vendin e tretë renditet Korabi me 22 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Tomorit dhe Tërbunit.
Ndërkohë Maliqi me 7 pikë, Turbina me 8 pikë, Vora me 9 pikë dhe Lushnja me 10 pikë, mbyllin renditjen.
RENDITJA E PLOTË:



