
Tentativat e disa ekipeve të Serisë A nuk e kanë frikësuar aspak Liverpoolin , skuadër që ia ka mbyllur gojën duke siguruar qëndrimin e Divock Origit në ‘’ Anfield Road ‘’.
Sipas Fabrizio Romanos Britanikët i kanë përgënjeshtruar zërat e kohëve të fundit qe flisnin për shitjen e sulmuesit sepse për Jurgen Klopp është një lojtar determinant në metrat e fundit dhe ofron garanci tek ‘’ The Redsat ‘’ për pjesën e mbetur të sezonit .
Traineri gjerman ka në dispozicion një skuadër shumë kompetitive e cila ka shënuar rënie në vitet e fundit për shkak se konkurrentët kanë rezultuar më të fortë dhe e kanë parakaluar Liverpoolin .
Opsioni Luis Diaz që vijon të mbizotërojë në mendjen e Jurgen Klopp sikur e zbehu paksa figurën e Divock Origit por përkundrazi i ka dhënë më tepër kurajo ishi-t të Dortmundit për të besuar tek 26 vjeçari sepse mund të befasojë atëherë kur nuk e pret .
Në rastin e kolumbianit , traineri 54 vjeçar ka deklaruar se ndërmjet Portos dhe Liverpoolit nuk ekziston asnjë negociatë dhe Divock Origi mund të rrijë i qetë të paktën deri në qershorin e ardhshëm .
Gjigandët e Premier Leagues nuk kanë dhënë rezultatet e pritura në kampionat sepse pas 20 javësh janë 11 pikë larg kryesusve të Manchester City-t , distancë që pothuajse ja ka zeruar shpresat për të pretenduar për fitimin e tij por në Champions League vijojnë rrugëtimin në fazën e 1/8-tave në të cilën i pret Interi , kundërshtar që s’duhet nënvlerësuar .
Vetëm 5 gola në 10 ndeshje janë arritjet e deritanishme të sulmuesit nga Ostende por vendimi i drejtuesve pa diskutim do ti shërbejë për të punuar akoma më fort dhe të justifikoje sakrificat e bëra nga ana e tyre .



