Kolela: Partizani, më i fortë në këto momente. Kukësi nuk e meriton vendin në renditje

Kolela: Partizani, më i fortë në këto momente. Kukësi nuk e meriton vendin në renditje

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë me Kukësin.

Tekniku italian vlerësoi maksimalisht verilindorët, për të cilët tha se nuk e meritojnë vendin e parafundit në renditje.

Kolela deklaroi se Partizani në këto momente është më i fortë, ndërsa shtoi se në portë nuk do ketë ndryshime, por do të vazhdojë titullar Rexhepi.

Në këtë moment çdo kundërshtar është i vështirë, Kukësi është në vendin e parafundit të klasifikimit dhe mendoj që është një skuadër që nuk e meriton këtë pozicion kështu që pikët janë shumë të rëndësishme për ne dhe për ata. Nuk ka kaluar momenti i vështirë, kur dikush është i sëmurë me temperaturë 40 nuk mund të ngrihet nga krevati dhe të fillojë të ushqehet me disteka. Jo askush nuk është gati nga ata që kanë shfaqur probleme, por kemi mjaft lojtarë dhe do të luajë dikush tjetër.

Alban Hoxha ka qenë gjithmonë në dispozicion, kjo falë eksperiencës së tij, por gjithmonë kam deklaruar se titullar do të jetë Rexhepi. Sipas meje Partizani në këto momente është më i fortë, pasi unë kam shumë alternativa. Dhe rezervat mendoj që mund të jenë titullarë, nuk mund të vë në diskutim kush luan apo jo, të gjithë i konsideroj si titullarë.

Kemi Kukësin fillimisht, pastaj në mesjavë do të luajmë në Shkodër për Kupën e Shqipërisë dhe prandaj të gjithë i konsiderojmë titullarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy