
Fitimi i Champions Leagues natyrisht do të shkaktojë shumë risi për Chelsean . Londinezët do ta fillojnë sezonin e ri me etiketën e kampionit pas mposhtjes së Manchester City-t në finale . Por kjo arritje do të ketë një ‘’ kosto ‘’ për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ sepse një nga skuadrat më të brishta në repartin defensiv si Barcelona ka trokitur në derën e anglezëve për tu interesuar për spanjollin .
Përpara kësaj situate Thomas Tuchel e ka bërë punën e tij duke i kërkuar qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ për të evituar prishjen e skemave që e kanë glorifikuar këtë skuadër .
Sipas Mundodeportivos polivalenca e 30 vjeçarit është një element që vlerësohet shumë nga traineri Ronald Koeman i cili e ka deklaruar se mund ti ofrojë shumë opsione gjatë sezonit të ardhshem që parashikohet si ura e kthesës së ‘’ Los Cules ‘’.
Mbërritja e Thomas Tuchel në Londër ka hapur një dritare shprese për Marcos Alonson sepse ka ditur të fitojë protagonizmin e munguar në kohën kur drejtonte Frank Lampard dhe besimi i gjermanit ndaj nxënësit të tij i ka dhënë të drejtë me kalimin e kohës.
Kërkesa e ishi-t të Borussia Dortmundit tingëllon si një mbyllje kategorike dere për një lojtar që ka kontribuar shumë për arritjen tek suksesi .
Por rruga për këtë skuadër sapo ka filluar sepse pesha e fitimit të këtij trofeu do t’ia rrisë përgjegjësinë gjatë sezonit vijues dhe ish-i i Fiorentinës tashmë është një komponent i pandashëm i skemave fituese të teknikut 47 vjeçar .



