
Skuadra e Interit nuk po përjeton qetësinë e duhur në lidhje me merkaton . Zikaltërit janë ende larg objektivave që lidhen me qëndrimin e lojtarëve kyç në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ që është prioritet absolut për italianët .
Një ndër protagonistët është Marcelo Brozovic , nxënës shëmbullor i Simone Inzaghit i cili po kalon një ndër eksperiencat më të bukura në karriere .
Suksesi historik siç ishte fitimi i Scudettos së 19- të pas 9 vitesh luftë me Juventusin ishte një moment që do të ngelë gjatë në mëndjen e mesfushorit i cili me shumë të drejtë dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ i ka kërkuar Interit rritjen e rrogës deri në 7 milionë euro në sezon .
Pavarësisht entuziazmit që po përjetohet në Milano , drejtuesit respektivë kanë deklaruar se synimi i 29 vjeçarit nuk mund të përballohet nga arkat e klubit për arsye të një dëmi të konsiderueshëm ekonomik që nuk i lejon aplikimin e shifrave të majme në lidhje me rrogat e lojtarëve . Kjo histori e vë në një situatë shumë të ndërlikuar Interin që çuditërisht mund të rrezikojë largimin e Marcelo Brozovic, i cili është një ndër aktorët kryesorë deri në arritjen tek suksesi.
Megjithatë në aspektin personal, lojtari nga Zagrebi mendon se është në një moment ideal për të ndërruar Milanon me një tjetër destinacion duke qenë se indikatorët janë kundër dëshirave të tij .
Pretendentët për yllin e Interit janë të shumtë dhe do të hidhen në luftë duke i ofruar garancinë për plotësimin e kërkesës së tij , fakt që fatkeqësisht mund ta lërë me gisht në gojë kampionin në fuqi të Serisë A .
Paraqitjet e Marcelo Brozovic kanë ndikuar në performancën e përgjithshme të kësaj skuadre e cila vijon të liderojë në kampionat dhe gjithashtu në Champions League ku do të përballet me Liverpoolin në fazën e 1/8-tave .
Shpëtimi për Interin është pranimi i kushtit të nënkampionit të botës në fuqi për të mos prishur ekuilibrat në skemat e Simone Inzaghit i cili ka ditur të adaptohet shumë shpejt tek italianët .



