Prezantohet Shehi: Ishte e lehtë për të zgjedhur Partizanin

Prezantohet Shehi: Ishte e lehtë për të zgjedhur Partizanin

Trajneri Orges Shehi, bëri prezantimin e tij ditën e sotme te Partizani. Tekniku durrsak, refuzoi të flasë për ndarjen me Tiranën, duke thënë se është i fokusuar tek e tashmja.

Shehi deklaroi se e kishte të lehtë për të zgjedhur Partizanin, duke parë përmendur edhe arsyet për këtë.

Sigurisht që kur kalon nga një klub në një tjetër, kur dihet që të dyja klubet kanë histori të madhe dhe janë rivalë të përjetshëm, sigurisht që ka pak dozë emocionale. Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë.

Tani jemi në prezantimin e vitit të vjetër dhe për pak ditë hyjmë në vitin e ri. Shpresoj që 2024-a të jetë e suksesshme, si për klubin, si për mua, sepse mendoj që bashkëpunimi dhe puna është e përbashkët. Shpresoj që ky vit që vjen të jetë akoma dhe më i suksesshëm se viti që iku.

Unë mendoj që çdo trajner nuk mendohet gjatë kur drejt tij vjen një ofertë nga një klub i madh, me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar për më mirë. Kështu që nuk ishte e vështirë për të zgjedhur. Kur përfundon punën në një klub tjetër, kërkon që klubi i ri të jetë gjithmonë në këto standarde që përmenda. Kështu që ishte e lehtë për të zgjedhur dhe për shkak të asaj që thash pak më parë. Plus është dhe e shkuara ime, sepse nuk kanë qenë pak 4 vite që kam luajtur këtu.

E thash pak më parë, kur kalon nga një klub në një tjetër që kanë histori dhe janë rivalë të përjetshëm sportivë, çdo njeri e percepton dhe e mendon sipas asaj që ai kërkon ta mendojë ose ta perceptojë. Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionalizmin tonë të jemi korrekt, të jemi seriozë dhe të jemi strikt në parimet tona. Kështu që mendoj se nuk jam as i pari, as i fundit që kalon nga një klub në një tjetër, edhe për shkak të historisë së tyre. Kështu që përqendrimi është maksimal dhe mua më mbetet vetëm që të kemi punë, përpjekje, përqendrim, disiplinë dhe në fund fare të kemi atë që quhet fat. Pra fati është e kotë që të përmendet nëse nuk kemi këto elemente që përmenda.

Nuk dua që t’i rikthehem ndarjes me Tiranën, sepse mendoj se çdo gjë është profesionale dhe jo personale, të paktën në këndvështrimin tim. Kështu që dua të fokusohem tek e ardhmja, këtu ku jam sot. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate.

Unë mendoj që nga këtu  ku jam dhe në të ardhmen të flas vetëm për këtë tavolinë që jam këtu dhe për këtë stemë. Nuk ja vlen t’i kthehem diskutimit kush ishte e interesuar dhe kush jo. E tha dhe drejtori që pas asaj periudhe që përkoi me shkëputjen time nga ish-klubi im ishte një dëshirë e përbashkët dhe një vlerësim. Unë mendoj që është vlerësim sepse një klub i madh kur kërkon që të jesh pjesë e projektit është vlerësim dhe nuk ka asnjë dyshim.

Nuk ka ndryshim sepse të dyja klubet kërkojnë gjithmonë të jenë në majë. Dhe kur do të jesh në majë ke gjithmonë objektiva madhorë. Dhe objektivat madhorë nuk përmbushen dot nëse nuk ke lojtarët e duhur. Gjatë kësaj periudhe do të kem kohën që të njoh nga brenda dhe karakteret e individëve të veçantë. Njerëzit janë, infrastruktura është, na mbetet vetëm punë. Mendoj se ka një grup cilësor për të arritur objektivat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy